Botë

Kurti takim me O’Brajan, mirënjohje ShBA-së për mbështetjen ndaj Kosovës

25.04.2024 14:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajan....

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Xhejms O’Brajan, të cilit i ka shprehur mirënjohjen e ShBA-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.
 
“Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Amerikës për rolin kryesor dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik.”, shkroi Kurti në platformën X.
 
O’Brajan: Zbatoni marrëveshjet e ndërmjetësuara nga BE-ja
 
Ndërsa, O’Brajan me anë të një postimi në X potencoi se i ka kërkuar Kurtit përparim urgjent për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
 
“ShBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të ecur përpara, nevojitet zbatimi i marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, duke përfshirë përparimin urgjent mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Diskutova hapat pozitivë të nevojshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.”, shkroi O’Brajan në X.
 
Hapa të prekshëm drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kosovës po i kërkohet edhe nga zyrtarët e BE-së dhe vendeve evropiane. 
 
GYLTENE SINANI