Ibra merr dënim të rëndë

10.04.2015 16:36

Zlatan Ibrahimovic ka marrë një dënim mjaftë të rëndë nga Federata Franceze e Futbollit...

Suedezi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme ku së fundmi me het-trik e dërgoi PSG-në në finale, por ai është dënuar për fyerje.

Federata Franceze e Futbollit e ka dënuar lojtarin me katër ndeshje moslojë në kampionatin francez dhe do të jetë një hendikep mjaft i madh për PSG-në në luftën për titull të kampionit.

Sulmuesi i PSG-s, pas humbjes me Bordeauxin më 15 mars, kishte ofenduar gjyqtarët e ndeshjes dhe ishte dëgjuar duke thënë për Francën: “Ky është një vend i fëlliqur”.

Ibra do të mungojë në katër sfidat e radhës në kampionatin francez, por do të kthehet ndaj Barcelonës.