Bilbao nxori në fund një barazim 1:1 me Valencian

10.04.2015 16:38

Skuadra nga Mestalla, Valencia, e lëshoi nga duart një fitore të rëndësishme kundër Athletic Bilbaos...

Sfida e zhvilluar në San Mames përfundoi në barazim 1:1, me një gol të vonshëm të vendasve. Rodrigo De Paul (61’) shënoi i pari për Valencian, por shifrat i barazoi një gol në minutën 90’ nga Aritz Aduriz. Shkodran Mustafi luajti 90 minuta në këtë sfidë, teksa partneri i tij në mbrojtje, Nicolas Otamendi, u përjashtua me karton të kuq.

Valencia tani ka 62 pikë në pozitën e katërt në renditje, tre më pak se Atletico Madridi një pozitë më lartë. 

Në dy sfidat tjera të  mbrëmjes Getafe dhe Espanjolli shënaun fitore në transfretë. Getafe mundi Elçen me rezultat 1-0, përderisa Espanjolli ngadhnjeu ndaj Vilarealit 3-0.