Maqedoni
Zgejdhjet 2024, partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën
25.04.2024 17:07
Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit....

Edhe partitë jashtëparlamentare vazhdojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.
“Me të gjithë kandidatët për deputetë të listave të Lëvizjes “E di për Maqedoninë tonë” do të vazhdojmë ta japim maksimumin tonë që ta arrijmë qëllimin përfundimtar, ta ngjyrosim Maqedoninë me ngjyrë tjetër, pasi ende vlerësoj se në Maqedoni ne ende nuk dalim nga bota e zezë dhe gri.”, - theksoi kryetari i Lëvizjes “E di”, Maksim Dimitrievski.
“Administrata shtetërore është e politizuar. Realisht marrëveshja e Ohrit nuk u nënshkrua për të favorizuar disa parti politike, të cilat janë në pushtet sot e 22 vite dhe për t’i mbajtur rob ata administratorë. Por, ne do t’i avancojmë.”, - deklaroi Gjyla Çeliku nga LQE.
