NBA, Majemi mundi Bostonin në “TD Garden”

25.04.2024 17:40

Basketbollistët e Miamit në përballjet e “play-off”, me Bostonin kanë barazuar në 1-1 rezultatit...

Basketbollistët e Miamit  në përballjet e “play-off”, me Bostonin kanë barazuar në 1-1 rezultatit e ndeshjeve të fituara. Kështu finalisti I vitit të kaluar Miami, ka treguar edhe një herë anën e saj cinike duke e mundur 111-101  në Boston, skuadrën më të mirë të pjesës së rregullt të këtij kampionati. Skuadra nga Florida ka vendosur edhe një rekord për klubin në NBA për fazën “playoff” pasi rrealizuan plot 23 tripikësha (në 43 tentativa). Kurse Tyler Herro ndeshjen e mbylli me 24 pikë  dhe shënoi 6 nga 23 trepikëshat.
 
Për Celtics spikatën Xhejlen Braun me 33 pikë dhe  Xhejson Tatum me 28 pikë, por paraqitja e tyre nuk u mjaftoi Celtics për të evituar humbjen në shtëpi. Tani seria  prej dy ndeshjeve tarnsferohet në Miami, ndërsa ndeshja e tretë do të luhet të shtunën.  Basketbollistët e Oklahomës, pas fitores 124:92, kanë avansuar me 2:0 në fitore në përballjet me Neë Orleans në garat e konferencës së Perëndimit.
 
Oklahomën në parket e drejtoi Shai Gilgeous-Alexander  që shënoi 33 pikë. Basketbollistët vendas në këtë ndeshje preciz ishin 59 % nga loja, duke llogaritur edhe 14 nga 29 trepikëshit. Ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të shtunën, ndërsa vendas do të jetë New Orleans. (Gazetar Safet Ademi)