Kukësi dhe Egnatia në finalen e Kupës së Shqipërisë

25.04.2024 17:46

Dje u luajtën duelet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë...

Dje u luajtën duelet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që prodhuan jo vetëm emocione e rivalitet, por edhe rezultate befasuese, që i mbajtën ekipet në ankth deri në minutën e fundit. Dueli më i vështirë ishte ai mes Vllaznisë dhe Egnatias, luajtur në Shkodër. Duelin e parë midis tyre e kishin fituar rrogozhinasit 1-0, por dje shkodranët tentuan përmbysjen e madhe.
 
Edhe pse takimi pas 120 minutash u mbyll në barazim 1-1, vendimtar për kalimin në finale të Egnatias ishte fitorja e parë e saj. Përfundimisht, Egnatia kalon në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, ku do të gjejë Kukësin. Tirana provoi deri në fund në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, por nuk ia dolën të përmbysnin disfatën e ndeshjes së parë 2-0. Bardheblutë fituan në “Air Albania” me shifrat 1-0, një triumf që nuk mjaftoi teksa në fund ishin verilindorët ata që festuan një biletë për në finale. Finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë do luhet me 14 maj.