Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale 2024, KSHZ shpall rezultatet e para zyrtare

25.04.2024 19:12

KSHZ doli me rezultatet e para zyrtare për zgjedhjet presidenciale...

KSHZ doli me rezultatet e para zyrtare për zgjedhjet presidenciale, pasi kanë shqyrtuar të dhënat e komisioneve komunale. Kandidatja e VMRO – DPMNE-së Gordana Siljanovska Davkova morri mbështetjen e qytetarëve në 60 komuna duke grumbulluar 40,08% të votave, i dytë renditet Stevo Pendarovski me 19.92% duke kryesuar listën në tre komuna, i treti është Bujar Osmani me 13.37% në epërsi votash në 16 komuna karahasuar me Arben Taravarin, I cili ka grumbulluar 9.20% të votave. I katërti renditet Maksim Dimitrievski 9.26% ndërkaq dy të fundit janë Biljana Vankovska dhe Stevço Jakimovski. Nga KSHZ e shpallin si të suksesshëm procesin e votimit, të realizuar në një atmosferë të qetë, pa parregullsi të theksuara. 24 mijë e 562 fletvotime janë shpallur të pavlefshme.
 
“Nga numri I përgjithshëm I regjistruar në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale, numri i të cilit ishte 1.814.317 votues, gjithsej kanë votuar 905 mijë 971 votues apo në përqindje 49.93% ku numri I përgjithshëm i flet votimeve të vlefshme është 881 mijë 376 fletvotime të vlefshme apo numri I përgjithshëm I fletvotimeve të pavlefshme është 24 mijë 562 apo në përqindje 2.71%.”, tha nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.
 
Asnjë nga partitë politike nuk është ankuar në KSHZ. Partitë politike në afat prej 48 orëve nga mbyllja e vendvotimeve mund të parashtrojnë ankesa rreth procesit të votimit, ndërkaq 48 orë nga shpallja e rezultatave të para zyrtare  mund të ankimojnë rezultatin zyrtar. KSHZ do të duhet të shqyrtojë ankesat eventuale të partive në afat prej 72 orëve. Ndërkohë, që dje nuk kanë munguar shqetësimet që janë adresuar nga qytetarët, gjithsej 354, prej të cilave mbi 140 janë pranuar.
 
KSHZ nuk do të ripërsërirë votimin në tre vendvotime në Kumanovë, ku u ndërpre votimi. Sipas KSHZ-së rivotimi nuk është I nevojshëm pasi numri I përgjithshëm I votuesve të regjistruar 872 nuk ka ndikim ndaj rezultatit të përgjithshëm.
 
Rrethi i dytë i presidenciale zhvillohet më 8 maj me një përballje midis dy kandidatëve Gordana Siljanovska Davkovës dhe Stevo Pendarovskit. (Gazetare Merale Ismaili)