Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, rrjedhin afatet për paraqitjen e ankesave në KShZ

26.04.2024 11:25

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj...

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare do të shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, që kanë fituar më së shumti vota sipas rezultateve fillestare zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Afatet për ankesat në KShZ, të cilat mund t’i paraqesin kandidatët për procedurën e votimit dhe për përmbledhjen e rezultateve janë duke vazhduar.

Afati për paraqitjen e ankesave për procedurën e votimit skadon sot në ora 19:00, ndërsa afati për ankesat lidhur me përmbledhjen e rezultateve skadon në mesnatë, pas së cilës KShZ-ja duhet të marrë vendim brenda 72 orëve. Siç ka sqaruar dje kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski, nëse kandidatët nuk janë të kënaqur me vendimin e KShZ-së, kanë të drejtë të paraqesin padi në Gjykatën Administrative, e cila, nga ana tjetër, duhet të vendosë në afat prej 48 orëve pas pranimit të padisë.