Maqedoni

Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror, mësimi vazhdon më 7 maj

26.04.2024 11:42

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë në pushim pranveror nga e hëna, 29 prill, deri më 6 maj.....

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme do të jenë në pushim pranveror nga e hëna, 29 prill, deri më 6 maj. Për herë të parë ka një ndryshim në kalendarin mësimor, në mënyrë që viti 2023/2024 do të përfundojë më 17 qershor për nxënësit e shkollave fillore, ndërsa për gjimnazistët, si vitet e kaluara, më 10 qershor.
 
Shkollat nuk do të punojnë edhe më 8 maj kur do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Një ditë më parë, në ato shkolla ku do të organizohet votimi ditën e nesërme do të kenë orët e shkurtuara dhe orarin e punës deri në orën 11:00. Për planifikimin dhe organizimin e orëve shtesë, Ministria e Arsimit ka obliguar drejtorët e shkollave. Plotësimi i orëve mësimore të parealizuara do të planifikohet dhe organizohet nga drejtorët e shkollave dhe do të realizohet me qëndrim më të gjatë të nxënësve në ditët e javës së punës, në kuadër të orarit gjashtë orësh të punës së mësuesve, Ministria e Arsimit pas reagimeve nga publiku dhe nga sindikatat e tërhoqi vendimin e mëparshëm për të kompensuar orët e munguara të shtunave.