Botë
Shqipëri, opozita proteston para Bashkisë së Tiranës
26.04.2024 12:02
Opozita del sërish në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj...

Opozita del sërish në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndodhet në arrest shtëpie, u ka bërë thirrje qytetarëve për t`iu bashkuar protestës.
Protesta e fundit e demokratëve u shoqërua me tensione e përplasje mes protestuesve e policisë. Protestuesit tentuan thyerjen e kordonit policor duke synuar hyrjen brenda ambienteve të Bashkisë, ndërsa hodhën molotovë e bojë para derës së institucionit. Aktet e dhunës së opozitës u dënuan nga ambasada e ShBA-së e BE-së, ambasada britanike, prezenca e OSBE-së dhe ambasada italiane. Protesta vjen disa javë pas arrestimit të 3 ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe, ky i fundit i arrestuar më herët edhe për dosjen e inceneratorëve, për abuzim me tenderë duke favorizuar kompaninë “5D” që vetë e drejtonin.
