Botë

ShBA-ja ndihmon Ukrainën, jepet ndihmë ushtarake prej 6 miliardë dollarësh

26.04.2024 12:43

Administrata amerikane synon të premten të njoftojë ndarjen e një pakete të re ndihme ushtarake në shkallë të gjerë për Ukrainën...

Administrata amerikane synon të premten të njoftojë ndarjen e një pakete të re ndihme ushtarake në shkallë të gjerë për Ukrainën me vlerë 6 miliardë dollarë. Sipas një raporti, duke iu referuar burimeve në Uashington bëhet fjalë për 6 miliardë dollarë.
 
Siç theksohet më tej, paketa e re e ndihmës ushtarake amerikane në shkallë të gjerë mund të përfshijë radarë kundër-artilerie, automjete taktike, interceptorë Patriot, drone, artileri, municione precize dhe sisteme kundër-drone. Kujtojmë se presidenti i ShBA-së, Xho Bajden, nënshkroi në ligj projektligjin për financimin shtesë të sigurisë kombëtare, i cili parashikon, ndër të tjera, mbi 60 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën. Më vonë, Departamenti i Shtetit i ShBA-së tha se vendi po cakton një këst prej 1 miliard dollarësh të ndihmës mbrojtëse për kombin në luftë. Paketa e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, e njoftuar nga administrata amerikane të mërkurën, përfshinte raketa RIM-7 për sistemet e mbrojtjes ajrore, si dhe armatime të tjera dhe pjesë rezervë për pajisjet tashmë të ofruara.