Botë

Lufta Izrael – Hamas, diskutohet armëpushim i përkohshëm në Gazë

26.04.2024 13:04

Izraeli është gati të zbusë kërkesën e tij që Hamasi të lirojë 40 pengje në këmbim të një armëpushimi...

Izraeli është gati të zbusë kërkesën e tij që Hamasi të lirojë 40 pengje në këmbim të një armëpushimi të përkohshëm në Rripin e Gazës, pasi grupi militant palestinez refuzoi një ofertë të përgatitur nga negociatorët në Katar-Egjipt dhe ShBA.
 
Kabineti ushtarak i Izraelit tani është gati të pranojë lirimin e vetëm 20 pengjeve në fazën e parë të marrëveshjes me kusht që gratë, burrat mbi 50 vjeç dhe të sëmurët rëndë të lirohen, dhe kabineti autorizoi dje ekipin negociator të Izraelit për të diskutuar një çështje më fleksible. Ndërmjetësuesit nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë palëve në konflikt, Izraelit dhe Hamasit një propozim të ri për një armëpushim në Rripin e Gazës, që do të zbatohet në tri faza. Faza e parë përfshin lirimin e 40 pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës në këmbim të lirimit të 900 palestinezëve nga burgjet izraelite, duke përfshirë 100 dënime të përjetshme. Së dyti, kthimi i palestinezëve të zhvendosur në pjesën veriore të Rripit të Gazës dhe së treti, hyrja e përditshme në enklavën e 500 kamionëve me ndihma humanitare.