Shaqirit nuk i rrezikohet paraqitja në Evropian
26.04.2024 14:32
Xherdan Shaqiri ka qenë shpeshherë vendimtar gjatë fazave finale të turneve të mëdha me Zvicrën....

Xherdan Shaqiri ka qenë shpeshherë vendimtar gjatë fazave finale të turneve të mëdha me Zvicrën. Ai u lëndua fundjavën e kaluar në ndeshjen që Chicago Fire e humbi thellë 4:0 nga Salt Lake. Por frika se Shaqiri nuk do të mund të ishte i gatshëm për Evropian është hequr. Shaqiri ka pësuar lëndim në muskul. Ai u zëvendësua në minutën e 28-të dhe kjo ngjalli frikë. Por lëndimi i tij është konstatuar të mos jetë serioz. Më shumë frikë sesa dëm për yllin e Zvicrës.

“Këtë javë mjekët nga ekipi i Zvicrës ishin në kontakt me homologët e tyre në Çikago. Shaqiri thuhet se vuan nga një lëndim muskulor për shkak të goditjes. Por së shpejti do të luaj. Fundjavën e ardhshme ose pas kësaj jave më së voni”, shkruan gazeta zvicerane “20 Minuten”.
Gazeta e njohur zvicerane po ashtu shkruan se përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka kontaktuar direkt Shaqirin për të pyetur rreth gjendjes së tij.
“Vetë Murat Yakin ka kontaktuar Shaqirin për të parë gjendjen e lojtarit të tij. Trajneri do të jetë qetësuar nga frika. Lajm i mirë përpara Evropianit të kësaj vere, me Shaqirin që ende është i aftë të ndryshojë një ndeshje me një lëvizje të këmbës”, shkruan tutje “20 Minuten”.