Futboll vendor, Dobërdolli fshati dytë me ekip në LPFM

26.04.2024 15:08

Dobërdolli është fshati i vetëm në Maqedoninë e Veriut, që do ta ketë ekipin e futbollit në Ligën e parë Futbollistike të Maqedonisë, në edicionin 2024/2025 dhe ndër fshatrat e paktë që e arritën këtë sukses.

Fshati Dobërdoll nga komuna e Vrapçishtit, jeton me futbollin! KF Besa nga Dobërdolli, po befason për të mirë në këtë sezonë këta në pesë ndeshjet e fundit të sezonit  kanë shënuar po aq fitore , kësisoj renditen në vend të parë me 66 pikë, e kanë 6 më shumë se Pelisteri e 14 më shum se Detoniti e tratë skuadër në renditjen e  Ligës së Dytë të Maqedonisë. Kështu në pesë ndeshje para mbylljes së sezonit Besa e Dobërdollit, me fitoren e nesërme ndaj Pelistert në terren vendas matematikisht do të promovohej si anëtar i elitës së futbollit vendor.
 
Matematika thotë se kur kanë mbetur 15 pikë në lojë, Besës i nevojitet një fitore për tia arritur qëllimit të tyre. Kështu skuadra e Besës, pas skuadrës së Renovës e cila vinte nga fshati Xhepçisht i Tetovës, do të bëhet vetëm skuadra e dytë nga një fshat që do të luajë në elitën e futbollit vendor. (Gazetar Safet Ademi)