NBA: Denveri pran kualifikimit në rethin e dytë
26.04.2024 15:10
Transferohemi në basketbollin amerikan. Në konferencën e Perëndimit, mbrojtësi i titullit të kampionit Denver Nuggets, është pran kalimit në raundin e dytë të “playoff-it”. Këta në përballjet me Los Angeles Lakers, kanë avansuar me 3:0 në fitore. Skuadra që shënon katër fitore nga shtatë ndeshje kalon në fazën tjetër.

Në ndeshjen e tretë të raundit të parë të mbiluajtjes Denveri me 112:105, në parket mysafir e mundi Los Angeles. Tani Lakers janë vetëm një humbje larg eliminimit nga faza “playoff”, pasi përballë Denverit kanë shumë pak mundësi që të mbijetojnë. Skuadra e Nuggets ka dërguar serinë në 3-0, në fitore. Më spikatur në këtë ndeshje te Denveri ishte Aaron Gordon që ndeshjen e përfundoi 29 pikë e 15 kërcime. Tek Lakersat, në fushë dominoi Anthony Davis, që shënoi 33 pikë e 15 kërcime. Të përzgjedhurit e trajnerit Hem, e kishin të vështirë që të limitonin kampionët në fuqi duke regjistruar humbjen e 11-të radhazi përballë Denverit.
Basketbollistët e Philadelphia 76-ers, kanë ngushtuar rezultatin në fitore në 2:1 në përbaljet me New York Knicks. Këta në ndeshjen e tretë të raundit të parë të “playoff-it”, në parke vendas iu gëzuan fitores me 125-114. Figura kryesore e kësaj ndeshje dhe mbrëmjes ishte Xhoel Embid. Afrikani Philadephias, ishte autor i 50 pikëve ndërsa Tajris Maksej e ndihmoi me 25 pikë. Në anën e kundërt New York Knicks, nuk ia doli tju ndihmojë as Jalen Brunson,që shënoi 39 pikë dhe 13 asistime. Në ndeshjen e tretë të kësaj mbrëmje Orlando 121-83 e mundi Cleveland dhe tai rezultati është 2:1 në fitore në favor të Cleveland. (Gazetar Safet Ademi)
Rezultatet e ndeshjeve të NBA-së, të luajtura me 26 prill:
LINDJA:
Philadelphia - New York 125-114
(New York avanson me 2-1 në fitore)
Orlando - Cleveland 121-83
(Cleveland avanson me 2-1)
PERËNDIMI:
LA Lakers - Denver 105-112
(Denveri avanson me 3-0)
