Zgjedhjet 2024, “GROM” prezanton programin për të rinjët
Rinia, arsimi dhe shëndetësia janë në fokus të programit zgjedhor...

Rinia, arsimi dhe shëndetësia janë në fokus të programit zgjedhor të opsionit civil për Maqedoninë. Nënkryetarja e GROM-it dhe bartësja e Njësisë Zgjedhore 1, Dobrila Andonovska prezantoi programin me të cilin të rinjtë në vend që të shkojnë nëpër botë, do të qëndrojnë në punë dhe do të shkollohen në shtëpi.
Nga partia e Jakimovskit propozojnë masa për tërheqjen e investitorëve të huaj në të gjitha fushat, përfshirë industrinë, energjinë, turizmin, të cilat do të kontribuonin në një zhvillim më të madh ekonomik dhe në këtë mënyrë paga më të larta dhe vende të reja pune, të cilat do të motivonin personelin e arsimit të lartë për të qëndruar në vend.
Përveç kësaj, thotë Andonovska, duhet investuar në arsim, por edhe t'i jepet fund korrupsionit.
“Së pari duhet të fillohet nga arsimi i lartë, nga të gjithë ata fëmijë që na shëtisin rrugëve dhe që janë të papunësuar, nuk e di a e dini port ani për momentin kemi 350 mjek të ri që janë pa punë, që janë mjek të përgjishëm që figurojn në agjencionin për punësim, prej tyre 50 janë në Shkup ndërsa të tjerët të shpërndar në të gjithë Maqedoninë. Gjithashtu kemi 400 specilaizant, e dini se ditëve të fundit kanë protestuar, gjithsesi se ata janë një grup intelektualësh të rinj dhe kanë kuptuar se në kohë të zgjedhjeve nuk është momneti që të ndërpritet puna, pasi duhet të ndihmojn systemin e shëndetësisë.” - deklaroi Dobrilla Andonovska, bartëse në Njësinë Zgjedhore 1 nga GROM.
Bartësi i listës në njësinë zgjedhore 5, Samka Ibraimovski, ka vizituar lagjet rome në komunën e Manastirit, me ç’rast qytetarëve ju ka premtuar përmirësimin e kushteve.
“Nuk ka as kanalizim, as rrugë. Mund të premtoj se këtë do ta rregullojmë siç i ka hije në një lagje ku jetojnë romët. Këtu ju jeni të lënë anash nga të gjith që vijnë të kërkojnë vota duhet tu thoni ditën e mirë nuk na duheni, qoftë edhe kur ju ofrojnë 500 apo 1000 denarë refuzoni thujuni na leni vet të gjejmë zgjidhje.” – u shpreh Samka Ibraimovski, Bartës i Listës në njësinë e 5-të.
Programi zgjedhor i “GROM”-it parasheh masa për paga më të larta për punëtorët shëndetësorë, punësime të reja në qendrat shëndetësore, përzgjedhje gjatë regjistrimit në fakultetin e mjekësisë.
Andonovska beson se në vend të një balancuesi duhet të futet një sistem "meritë".
Në programin e koalicionit “Guximshëm për Maqedoninë” ka edhe masa për uljen e taksave, pensionin familjar prej 25.000 denarë, si dhe ngrirjen e shpenzimeve jo thelbësore të administratës. (Sanije Duraku, TVM2)
