Zgjedhjet 2024, “E Majta” vazhdon me prezantimin e programit
Program zgjedhor parlamentar...

Program zgjedhor parlamentar i të majtës ofron një numër të madh zgjidhjesh, efikase për çështjet më problematike me të cilat ballafaqohen qytetarët në këtë vend, thotë bartësi i listës në njësin zgjedhore 6 nga “E Majta”, Igor Dimeski.
Ai duke kërkuar votën e qytetarëve, tha se nëse “E Majta”, bëhet pjesë e Qeverisë, do të sigurojnë spitale klinike moderne në të gjitha rajonet e planifikimit, do të heqin uniformat dygjuhëshe të policisë, si dhe do të ndalojnë që agjencionet private të sigurojnë objekte dhe institucione publike.
“Dilni mes popullit, thuaj të gjithëve me të cilët flisni se me të majtën do të vijë sistemi i drejtë ekonomik dhe politik, do të vijë socializmi i ri, sistemi në të cilin gjyshërit dhe baballarët tanë krijuan gjithë këtë që e kanë këta për 30 vjet. Tregojuni atyre se do të kenë kujdes shëndetësor cilësor falas. Se do të kenë arsim cilësor falas që nga kopshti deri në studimet e doktoraturës. Thuaju se do të kenë hekurudha të shpejta, rrugë moderne, termocentrale të tyre, se do të kenë pagën optimale, jo pagën minimale të turpshme dhe poshtëruese. Do të sigurojmë spitalet klinike moderne në të gjitha rajonet planifikuese. Do të ndalojmë privatizimin e autoambulancës. Do të shfuqizojm uniformat dygjuhëshe të policisë. Për qytetarët do të kemi polic patrullues rajonal për rendin dhe qetësinë publike. Tregojuni të gjithve se do të ndalojmë agjencitë private që të sigurojnë objekte dhe institucione publike” – tha Igor Dimesi, bartës listen ë Njësinë Zgjedhore 6.
Dimeski thotë se e Majta është e vetmja parti që hap çështjet thelbësore në shoqëri.
Sipas tij këto zgjedhje janë ndoshta mundësia e fundit për ta ruajtur shtetin në formën që është deri më tani.
Nëse dështojmë tani si komb dhe ua japim edhe një herë kamxhikun e pushtetit atyre që na fshikullojnë për një të tretën e një shekulli, atëherë duhet të pyesim seriozisht veten nëse ne si komb jemi mjaft të pjekur për të pasur shtetin tonë.
Programi zgjedhor i së Majtës, parasheh edhe ndërtimin e hidrocentralit të kthyeshëm shtetëror. (Sanije Duraku, TVM2)
