Çmimore e re sigurimi për regjistrim të makinave, qytetarët të revoltuar nga rritja e çmimeve
U shtrenjtua sigurimi për regjistrimin e automjeteve....

U shtrenjtua sigurimi për regjistrimin e automjeteve. Kompanitë me çmimore të reja më të larta për 15. 4 përqind. Shtrenjtimet i arsyetojnë me rritjen e çmimeve të pjesëve për vetura.
Qytetarët shprehen të revoltuar që tani e tutje do të paguajnë më shtrenjtë gjatë regjsitrimit.
“Kemi shumë shpenzime nga të gjitha anët dhe edhe kjo na mungon”.
“Kemi sigurimet, regjistrimet më të shtrenjta tani edhe më shum do të shtrenjtohen nuk di se kur do të vazhdojë kjo.”
“Kjo është goditje për xhepin tone, jemi të pafuqishëm çka të bëjmë” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.
Nëse deri më tani për sigurim kanë pagujtur 5453 denarë për makinat me fuqi prej 44 kilovat deri në 55 kilovat, tani do të duhet të paguajnë 6922 deanrë apo 900 denarë më shumë.
Për veturat deri në 44 kilovat çmimet mbeten të njejta.
Për të tjerët shtrejtimi është proporcional në varësi, thonë prej fuqisë së automjetit.
Nga Agjensioni për subvensionin e sigurimit thonë se kjo nuk është e arsyeshme dhe kërkojnë kthimin e çmimit të vjetër.
Por vendimin përfundimtar do ta vendos Ministria e Financave të hënën dhe mendim do të kërkojë edhe Agjensioni për mbrojtje nga konkurrenca.
“Ministria e Financave e ftoi komisionin për sigurim që të shqyrtojë të gjitha aspektet e sjelles së këtyre vendimeve. Konkluza do të arrihet të hënën, kur do të shqyrtohet raporti i byrosë kombëtare për sigurim për arsyetimin e vendimeve të marra për kompanitë e sigurimit që të ndërrmiren hapat adekuate.”
Kompanitë informacionin për çmimet e rritura e kanë marrë të hënën dhe janë lajmëruar nga Byroja kombëtare për sigurim. (Flutura Latifi, TVM2)
