Zgjedhjet 2024, Fronti Europian, takim me qytetarët në Kërçovë
Fronti Evropian e ka vazhduar fushatën...

Fronti Evropian e ka vazhduar fushatën për zgejdhet parlamentare në takime me qytetarët e Kërçovës, prej ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti njëherit edhe bartës i listës së kandidatëve për deputet, në njësinë e 6 zgjedhore ka thënë se në zgjedhjet e 8 majit pret rritje të përkrahjes së qytetarëve, edhe pse në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, sipas tij Fronti doli me rezultat tejet të favorshëm.
Platforma e Frontit Evropian për zgjedhjet parlamentare është tejet e përparuar dhe shkencore, tha më tej Ahmeti, sipas të cilit në këtë program janë marrë parasyshë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.
Sa i përket rrjedhës së fushatës dhe retorikës që përdorin partitë politike, kreu i integristëve thotë se gjithçka është në kuadër të fushatës, por ai vlerëson se nuk duhet lejuar asnjë parti politike që në retorikën e saj të përdorë ofendime, apo përplasje të pa argumentuara.
Ahmeti thotë se qytetarëve gjatë fushatës duhet tu shpalosen platformat dhe të prezantohen kandidatët nga listat për deputet, të cilët do të marrin përgjegjësi për të qeverisur vendin.
Përcaktimi i Frontit Evropian është “Po Evropës, Jo Rusisë|, prandaj fronti do të bashkëpunojë me të gjithë ata që janë të përcaktuar që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së.
“Tani ne jemi në situatë mjaft të avancuar, në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ne kemi shënuar një rezultat jashtëzakonisht të mirë, që mendoj se në zgjedhjet parlamentare do të ketë një dalje shumë më të madhe në favor të Frontit Evropian. Fronti del me një platformë jashtëzakonisht të përparuar, me një përpunim jashtëzakonisht shkencor për obligimet që duhet të bëhen po edhe që dalin nga vetë kërkesat e qytetarëve.” – deklaroi Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Qëndrim i pa lëkundur i të gjithë kryetarëve të partive që e përbëjnë frontin Evropian është në vijën evropiane, për çka do të këmbëngulin edhe në bisedimet për formimin e qeverisë së re, nëse VMRO-DPMNE i fiton zgjedhjet, thonë në paraqitjet e tyre nga Fronti Evropian.
Sa i përket deklaratës së kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se do ta formojë qeverinë me koalicionin VLEN, nga Fronti evropian janë kundër përgjigjur se Mickoski do të tentojë ta bëjë qeverinë me servilët, por janë qytetarët në komunat me shumicë shqiptare që vendosin se kush duhet ti përfaqësojë. Nuk do të vlejë ajo deklaratë pas fitores së Frontit Evropian më 8 maj janë të mendimit nga Fronti Evropian. Ata ftojnë qytetarët që më 8 maj ti japin votën Frontit evropian për ta bërë ndryshimin rrënjësor duke e bërë faktor kryesorë këtë front, për ti qëndruar përballë nacionalizmit maqedonas. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
