SHBA, ndihmë të re prek 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan për një ndihmë të re prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën. Ata do të dërgojnë raketa shtesë “Patriot”, por jo sisteme për lansimin e tyre.
"Me të vërtetë po përpiqemi të arrijnë sa më shpejt që të jetë e mundur deri te ukrainasit. Do të theksoja se nuk duhet vetëm sistemet “Patrioti”, por edhe lloje të tjera sistemesh. Të krijojmë një mbrojtje të integruar ajrore dhe raketore që do të bëjë vërtet ndryshim” – tha Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin.
Kievi ende mund të arrijë qëllimet e tij në luftë me mbështetjen e Perëndimit, por sistemet janë të nevojshme, tha Zelensky.
“Ndërsa prisnim një vendim për mbështetjen amerikane, ushtria ruse arriti të merrte iniciativën në fushën e betejës. Tani, ne jo vetëm që mund të stabilizojmë frontin, por edhe të ecim përpara, duke arritur qëllimet e luftës, por ne kemi nevojë urgjente për sistemet dhe raketat Patriot për këtë” – deklaroi Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Kreu i diplomacisë së Ukrainës i bëri thirrje perëndimit të marrë një vendim të shpejtë.
“Perëndimi po humb luftën në garën e industrive të mbrojtjes, Rusia tashmë ka zhvilluar një bazë efikase. Ky proces duhet të përshpejtohet. Është koha për të përfunduar diskutimet dhe për të marrë vendime për sigurimin e sistemeve për Ukrainën” – u shpreh Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Shefi i Mbrojtjes Ruse Shoigu akuzoi SHBA-në dhe Perëndimin për standarde të dyfishta.
“SHBA-të e krijuan fillimisht dhe tani po zvarriten qëllimisht konfliktin në Ukrainë. Duke shfaqur një dëshirë të pretenduar për de-përshkallëzimin, perëndimi vazhdon të pompojë armë në Kiev, të cilat, me pëlqimin e tyre të heshtur, i përdor për të shkaktuar dëme në infrastrukturën civile të Federatës Ruse” – theksoi Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu.
Ndërkohë forcat ushtarake ruse vazhduan sulmet e tyre të ashpra. Është granatuar magazina ushtarake ukrainase dhe rafineritë.
Ukraina akuzon rusët për sulmin në spitalin në Kharkiv.
Kievi konfirmoi se katër termocentrale u dëmtuan dhe punëtorët u plagosën gjithashtu. (Flutura Latifi, TVM2)
