Shkup, shënohet java evropiane e imunizimt
Në Maqedoninë e Veriut, vërehet rritje e iteresimit....

Në Maqedoninë e Veriut, vërehet rritje e iteresimit për imunizim, por ky numër ende është nën nivelin e duhur, pasi rekomandimet janë që 99 % e popullatës të imunizohet. Ky është konstimi që u potencua në aktivitetin e organizuar me rastin e “Javës evropiane të imunizimit”.
Sipas kompetentëve, rritja e ndërgjegjësimit është thelbësore për ndërtimin e imunitetit kolektiv dhe parandalimin e epidemive.
“Numrat e fundit flasin se ka rritje të vogël vaksinimi dhe rivaksinimi, por fatkeqësisht jemi shumë larg nga rekomandimi që është 99 përqind imunizim në nivel shtetëtëror.” – u shpreh një nga mjeket.
“Fëmijët tanë ishin të vaksinuar, gjithashtu edhe nipat dhe mbesat tona janë të vaksinuar. Kemi tre nipa. Mendoj se duhet të vaksinohen dhe duhet të mendohet jo vetëm për shëndetin e fëmijve tone, por edhe për shëndetin kolektiv.”
“Është e vaksinuar rregullisht në pajtueshmëri me kalendarin për imunizim. Qëndrimi është i qartë të gjithë duhet të vaksinohen”.
“Ndëgjohm këshilla edhe nga mjekët, duhet të gjithë të vaksinohen dhe nuk ka pse të mendohemi për vaksinimin.” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Nga organizata botërore e shëndetësisë me porosi deri te prindërit që të mos presin që të shpallen epidemi për ti vaksinuar fëmijët , ato duhet të jenë të mbrojtur në çdo kohë. (Sanije Duraku, TVM2)
