Pas anëtarësimi në KiE, Osmani: Familjarët me mundësi padie në Strasburg

27.04.2024 20:22

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur...

Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas nderimeve për të pagjeturit ka deklaruar se me anëtarësimin në Këshillin e Evropës, familjarët e personave të zhdukur do të kenë mundësinë për ta paditur Serbinë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës, të gjitha familjet do të kenë qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut për ta paditur Serbinë për shkeljen e të drejtës në jetë për familjarët e tyre, për shkeljen e të drejtës në dinjitet njerëzor dhe shumë të drejta të tjera, të cilat i kanë familjarët”, ka thënë Osmani.

Tutje presidentja e Kosovës, ka thënë se kjo është kauzë e të drejtave të njeriut dhe se nuk ka të bëjë me politikë.

Nga anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të përfitojnë të gjithë qytetarët, por më së shumti familjet të cilave iu është mohuar drejtësia tash e 25 vjet”, ka thënë ajo.