Zgjedhjet 2024, Fronti Europian vazhdon fushatën në Dollnen
Fronti Evropian sonte vazhdon fushatën në komunën e Dollnenit...

Fronti Evropian sonte vazhdon fushatën në komunën e Dollnenit, ku do të prezentohet oferta e këtij kualicioni prej nëntë partive politike, si dhe kandidatët për deputet.
Nga Fronti Evropian njëherit kanë bërë të ditur se ende janë duke analiziuar situatën sa i përket rrethit të dytë të zgjedhjeve presidneciale.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se Fronti po i ndjek me vëmnendje të gjitha zhvillimet në vend, për këtë qëllim do të konsultohen të gjithë liderët e partive që janë pjesë e këtij koalicioni, por përcaktimi i Frontit është rruga evropiane, ka thënë Ahmeti.
Sipas tij të gjithë ata që janë të përcaktuar që Maqedonia e Veriut të jetë e hapur drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të mund të mbështeten. Një përcaktim i tillë është e vetmja zgjidhje dhe e vetmja alternative për Maqedoninë e Veriut, që si vend të mund të përparojmë, thekson lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga Fronti Evropian thonë se pjesë e angazhimeve të tyre mbetet anëtarësimi i vendit në BE deri në vitin 2030.
