Zgjedhjet 2024, VMRO-DPMNE tubime në Vevçan dhe Koçan
Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia Jote”, Gordana Siljanovska Davkova...

Kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Maqedonia Jote”, Gordana Siljanovska Davkova, premton se nëse merr postin e të pares së shtetit do të sillet më ndryshe nga presidenti aktual.
Kështu deklaroi në takimin me banorët në Vevçan, duke shtuar se qëndrimet për çështjet me rëndësi për shtetin patjetër duhet të dalin nga konsensusi brenda shtetit, ndërsa presidenti duhet të ketë qëndrim konzistent, si dhe komunikim me kuvendin dhe qytetarët.
“Nëse presidenti ju drejtohej deputetëve, më shum herë e jo vetëm një herë në vit para vitit të ri, mesiguri do të muan tua thoshte deputetëve problemet me të cilat përballen pensionistët, të rinjët” – tha Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente.
Ndërkohë në tubimin në Koçan, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se pushteti aktual nuk është evropian, pasi vendi ndodhet në vend të parë për korrupsion dhe varfëri.
Sipas Mickoskit, pushteti planifikon bojkot të heshtur më 8 maj.
“Ata dëshirojnë të piunojnë bojkot të heshtur dhe zbutje të atmosferës zgjedhore. Ata në atë mënyrë dëshirojnë të prodhojnë krizë, dhe kur nuk fitojnë të paktën ti bëjnë ndodhë dëm shtes Maqedonisë.” – u shpreh Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Bartësi i lsitës në njësinë e tretë zgjedhore Dragan Kovaçki, ftoi për dalje sa më masovike në zgjedhje, ndërsa premtoi ndërtimin e shtëpisë së të moshuarve në Koçan, si dhe rindërtimin e qendrës rekreative atje.
“Rekonstruimi i rrugëve Goce Dellçev dhe Boris Trajkovski, ndërtimi garazhit në kate, ndërtimin e kolektorit për kanalizimin fekale Vinicë-Koçan. Ndërtimin e urës në lumin e Koçanit, për lidhjen me rrugën Llazar Andonov dhe Vera Kotorka, Ju ftoj në dalje masive. Ti japim dorën secilit që dëshiron të bashkangjitet.“ – deklaroi Dragan Kovaçki-Bartës i Listës në njësinë e tretë.
Përkrahje e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit është zgjidhje për të gjithë skenarët anti maqedonas të pushtetit u tha nga tubimi në Koçan. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
