Zgjedhjet 2024, LSDM tubim në Gostivar, Pendarovski në Ohër
LSDM dhe koalcioni “Për një Maqedoni evropiane”....

LSDM dhe koalcioni “Për një Maqedoni evropiane”, kërkuan mbështetjen e banorëve të Gostivarit. Sipas kreut të partisë Dimitar Kovaçevski 8 maji është dita vendimtare për të ardhmen e vendit, shtetit prosperues, demokartik dhe evropian.
Sipas tij gjitha koncepte mund ti realizoj LSDM me programin që ofron, për një shoqëri të barabartë për të gjithë, pa dallime sociale, etnike apo fetare.
Kovaçevski konfirmoi vazhdimin e betejës politike fuqishëm më 8 maj, duke hedhur poshtë pretendimet e VMRO-së për bojkot.
Sipas socialdemokratëve VMRO është partija që ka bojkotuar dhe bllokuar të gjitha proceset vizionare integruese të vendit në vazhdimësi.
Kovaçevski tha se LSDM po qëndron fuqishëm e mbështetur jo vetëm në brezat aktual të politikës or edhe brezat e rinj, gjeneratën e së ardhme, njerëz të rinjë progresiv.
Zgjedhjet e 8 majit do të jenë më të vështira, tha se Kovaçevski, por qytetarët me mbështetjen që do t’ia japin LSDM-së do të lehtësojnë procesin dhe vazhdimësinë e rrugëtimit të vendit drejt progresit dhe demokracisë, e jo izolimit.
Edhe në mandatit e ardhshëm LSDM do të rrisin pagat dhe pensionet, do të krijojmë shumë mudnësi për të rinjtë, mbështetje financiare për nxënësit dhe prindërit e tyre. Qytetarët për herë të parë do të jenë aksionarë në kompanitë energjetike të vendit dhe së bashku do të luftojmë keqpërdorimet dhe korrupsionin sistematik, tha Kovaçevski.
“Nëse dikush mendon se lehtë do të heqim dorë, atëherë, ose nuk na njeh, ose na nënçmojnë. Tradita jonë historike, sfida dhe vendosshmëria jonë për të ardhme euroatlantike të Maqedonisë janë dëshmia më e mirë se ne nuk heqim dorë.” – deklaroi Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Kandidati për deputetë Agron Demiri tha se LSDM është partia që shpiu vendin në NATO dhe hapi bisedimet me BE-në. nuk heqim dorë nga e ardhmja, besojmë në LSDM përkushtimin dhe vizionin që ka, u shpreh Demiri.
“Më lejoni që shkurt t’iu bëj thirje të diskutoni me gjithsecilin, pasiqë është shumë e rëndësishme e ardhmja e këtij vendi dhe të dilni masovikisht me 8 maj dhe të rrethoni numrin 1. Numri 1 është e ardhmja jonë. Ne besojmë në vizion të qartë, e ajo është Lidhja Social Demokrate.” – u shpreh Agron Demiri, Kandidat për deputet në Nj. Nr. 6.
Kandidati për president Stevo Pendarovski para qytetarëve të Ohrit tha se duhet të këmbëngulim të mos rikthehet regjimi, rikthehen proceset e montuara politike si dhe mos të shkelen procedurat e demokracisë në parlament.
“Koncepti im ka të bëj për një Maqedoni ku të gjithë jemi të barabartë, pa ndasi të prodhuara qëllimshëm nga partia në pushtet sikurse në kohën e tyre, midis maqedonasve por edhe komuniteteve të ndryshme. Besoj në një Maqedoni, të cilës ju të gjithë do ti jepni mbështetje më 8 maj me rrethimin e numrit 1.” - tha Kandidati për president, Stevo Pendarovski.
Vetëm me një Maqedoni demokratike dhe të zhvilluar, sipas Pendarovskit vala e migrimit drejt BE-së do të jetë më e ulët në të ardhmen. (Meral Ismaili, TVM2)
