Zgjedhjet 2024, “VLEN” prezantoi programin parazgjedhor
Kandidiatët për deputet të koalicionit “VLEN”...

Kandidiatët për deputet të koalicionit “VLEN”, kanë shpalosur programin për zgjedhjet parlamentare, me çrast kandidati për deputet nga zona e dytë zgjedhore Rijad Shaqiri u ndal te pjesa infrastrukturore e planprogramit, duke premtuar krijimin e një rrjeti rrugor modern, duke filluar nga rrugët malore, rrugët kombëtare, autostradat dhe hekurudhat.
“VLEN do të fokusohet specifikisht në përmirësimin e ndjeshëm të rrugëve që lidhin Maqedoninë me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe modernizimin e linjës hekurudhore për pasagjer e mallra me Kosovën dhe Shqipërinë. Rrugët kryesore do të jenë të digjitalizuara me rrjet të fibrave optike. Ne do të angazhohemi për ndërtim të shpejtë e cilësor të rrugëve.” – deklaroi Rijad Shaqiri, Kandiat për deputet i VLEN në zonën e dytë zgjedhore.
Koalicioni “VLEN” garanton praktika evropiane të decentralizimit, më shumë autonomi fiskale dhe fuqi vendim marrëse deklaroi bartësi i listës në njësinë e 6 zgjedhrore të këtij koalicioni Bilall Kasami.
“Kjo do të thotë më shum zhvillim dhe më shum barazi për qytetarët tanë. Maqedoniua e Veriut është ndër shtetet më të centralizuara në kontinent, gjë që ka rritur pabarazinë e zhvillimit rajonal, veçanërisht aty ku banojnë shqiptarët. Nevoitet një model i mirfillt decentralizimi.” – tha Bilall Kasami, Bartës i listës në njësinë e 6-të nga VLEN.
Ndërkohë bartësi i listës në njësinë e parë zgjedhore Izet Mexhiti, ka filluar fushatën derë më derë, me qëllim të vendosjes së kontakteve të drejtë për drejta me qytetarët dhe njoftimin e tyre me programin parazgjedhor të VLEN.
“Fokusi do të jetë te temat ekonomike, do ta sqarojmë edhe idenë që ndërmarrjet publike ti kthejmë në duart e qytetarëve, që çdo qytetarë të merr një vauçer të aksioneve prej 10 mijë euro dhe mandej vet qytetari të vlerëson se do e shet nël burs apo do e mban.” – deklaroi Izet Mexhiti, Bartës i listës në njësinë e parë zgjedhore.
Mexhiti njëherit theksoi se koalicioni VLEN si përfaqësues i shqiptarëve do të jetë pjesë e qeverisë së re të vendit, ndërsa premtoi më shumë investime në komunat shqiptare duke përfshirë Çairin, Sarajin dhe Studeniçanin. (Sanije Duraku, TVM2)
