Strugë, priten mysafirë të shumtë për festat

28.04.2024 17:10

Sezoni turistik në bregun e liqenit të Ohrit tashmë ka filluar...

Sezoni turistik në bregun e liqenit të Ohrit tashmë ka filluar. Fundjava me diell dhe festat që pasojnë pritet të mbushin sheshet e qytetit të Strugës. Një pjesë e madhe e hoteleve janë të rezervuara për javën e festave.

Nga hotelet thonë se pjesa më e madhe e mysafirëve janë vendas, por ka edhe mysafirë nga vendet fqinje.

“ Tek ne ka vazhduar sezona, tani filloi përsëri sezona e seminareve, vazhdimisht punojmë me mysafirë vendas dhe të huaj, kemi konferenca, seminare, grupe turistike kështu që punojmë. Për festat e pashkëve kemi zakonisht mysafirë, se nuk është festë për të qëndruar në shtëpi. Nuk presim numër të madh të mysafirëve vendas, për shkak se edhe ata dalin jasht vendit, por presim mysafirë nga Greqia që festojnë këtu.” – tha Ana Jançeva, menaxhere në hotel.

Hotelierët thonë se edhe sezoni veror premton shumë, tashmë mbi 70% e hoteleve janë të rezervuara për sezonin veror, prej të cilëve pjesa më e madhe janë turistë të huaj.

“Për momentin sezoni veror është I mbushur mbi 70%, ka edhe periudha ku nuk ka më dhoma të lira kështu që rezervimet premtojnë shumë dhe shpresojmë që nuk do të surprizohemi nga ndonjë situatë të jashtëzakonshme” – u shpreh Jançeva.

Sektori i hotelierisë në Strugë dhe Ohër po përballen me mungesë të punëtorëve, ndërsa pritet që gjatë sezonit veror të vijnë punëtorë nga India, Filipinet dhe vendet e ngjajshme.

Megjithatë, ndryshe nga Ohri, që tashmë ka punëtorë nga vendet e largëta, në Strugë hotelet ende po mbijetojnë me punëtorët lokal. (Ilmije Zhaku, TVM2)