Zgjedhjet 2024, Fronti Evropian aktivitete në Krushevë e Dollnen
Fronti Evropian aktivitetet parazgejdhore...

Fronti Evropian aktivitetet parazgejdhore i ka zhvilluar edhe me banorët e Krushevës, Debreshtit, Zhitoshës, Llazhanit, Borinit, Desovës dhe Cërnilishtës, ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputet në njësinë e 5-të zgjedhore kanë bashkëbiseduar me qytetarët duke theksuar se vendi aktualisht ndodhet në një moment historik, atë të projektimit të së ardhmes europiane dhe rëndësisë së të qenurit bashkë në këto çaste vendimtare.
Më 8 maj duhet të vulosim orientimin tonë euro-amerikan i vendit, duhet të ndalim hovin e ideologjisë destruktive të Rusisë dhe të përshpejtojmë hapin drejt Europës, kanë theksuar ata.
Çdo votë për Frontin Europian dhe listën tonë për deputetë është garancë e realizimit të këtyre synimeve pa alternativë tjetër u tha nga eksponentët e frontit evropian, sipas të cilëve mbetet detyrë dhe mision i këtij kualicioni, që të mos lejohen ndikimet ruse, apo ndikimet nga lindja që të zhvillojnë aktivitetet e tyre në hapsirat e Maqedonisë së Veriut.
