Zgjedhjet 2024, Fronti Europian vazhdoi fushatën në Strugë
“Fronti Europian”, ka vazhduar me aktivitetet parazgjedhore....

“Fronti Europian”, ka vazhduar me aktivitetet parazgjedhore në qytetin e Strugës, ku lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar se në zgjedhje dilet me platformë dhe qytetarët votojnë mbi platformën e ofruar para tyre nga subjektet politike.
“Fronti europian”, ka dalur në zgjedhje me platformën “Po Evropës, jo Rusisë”, ndërsa opozita tërë fushatën e përqendroi te rrënimi i BDI-së, tha më tej, Ahmeti, sipas të cilit, një fushatë të tillë, e bënte edhe VMRO-DPMNE.
Sipas tij, ata merren me BDI-në sepse ua ka zënë diellin, por qytetarët janë ata që vendosin për fatin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Ahmeti, më tej theksoi se rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, e vërtetoi se BDI nuk rrënohet.
Në historinë e njerëzimit as një Front nuk ka humbur, prandaj nuk do të humbë as “Fronti Europian”, i përbërë prej nëntë partive, tha Ahmeti, sipas të cilit, më 24 prill, ky Front, u përball me opozitën shqiptare “Vlen”, ndërsa më 8 maj, do të përballet me VMRO-DPMNE-në. Misioni ynë është integrimi i vendit në BE, thekson Ahmeti.
“Tani misioni ynë vazhdon, ne duam që shteti ynë të jetë anëtarë i plotfuqishëm i BE-së, sepse alternativë tjetër nuk kemi, shteti ynë ka nevojë për më shumë paqë, për më shumë stabilitet, për më shumë siguri, a se shohim se jo larg nesh zhvillohen luftime të mëdha.” – tha Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Pjesë e “Frontit Europian”, janë edhe bashkësitë më të vogla e më të diskriminuara në vend, ka deklaruar kandidati për deputet në njësinë e 5-të zgjedhore, Musa Xhaferi, gjatë një aktiviteti parazgjedhorë në Kërçovë. Xhaferi tha, se legjitimiteti për tu bërë pjesë e qeverisë, u takon qytetarëve, e jo kryetarëve të partive politike, siç pretendojnë liderët e koalicionit opozitar, “Vlen”.
“Mundohen të lidhen edhe me kundërshtarët e Frontit, që të mburren se ata do të jenë, siç e quajnë veten, të përfshihen pjesë e qeverisë , legjitimitetin e kanë votuesit, legjitimitetin për të qeverisur, për të menaxhuar mandatin e ardhshëm, e keni ju.” – deklaroi Musa Xhaferi, Kanddiat për deputet në njësinë e 5-të.
Liderët e opozitës shqiptare sipas Xhaferit, po mundohen të bëjnë një luftë psikologjike, prandaj kjo nuk duhet t’i preokupojë votuesit dhe përkrahësit e “Frontit Europian”.
Sipas tij, ata kanë të vetmen dëshirë, t’a rrëzojnë nga pushteti liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, por këto dëshira më 8 Maj në mbrëmje, do të shkojnë në histori, tha Xhaferi. Ai tha se, sa i përket zonës zgjedhore numër pesë, Fronti, do të fitojë bindshëm, me synimin për të fituar 4 deri në 5 deputet.
Në Prespë, Manastir, Krushevë, Dollnen, Dibër, Zhupë, Rostushë, Ohër e gjithandej, Fronti, ka mbështetjen masive të qytetarëve, tha Xhaferi, i cili kërkoi dhe apeloi për dalje masive të qytetarëve, për të votuar më 8 maj. (Flutura Latifi, TVM2)
