ESHS: Rritet paga mesatare, Baush: Është normale, e kushtëzon inflacionin
Enti Shtetëror i Statistikave...

Enti Shtetëror i Statistikave me njoftim për rritje të pagës mesatare mujore neto prej 39.276 denarë, dhe, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar është më e lartë prej 16.5% . Paga mesatare shënon rritje për shkak të ngritjes së pagave në disa fusha, sidomos në Adminsitratën Publike.
Për ekspertin e ekonomisë Abil Baush, kjo gjë është normale për ekonominë e vendit dhe shteti erdhi deri këtu përmes instrumentit për ulje të inflacionit, që duhej t'i dilej përballë me rritje pagash. Për të si njohës i fushës, brengosëse është fakti se pagat nuk rriten në bazë të natyrshme, pra në bazë të produktivitetit dhe rritjes ekonomike.
“Kjo është gjë normale që të kemi rritje të pagave. Mua më shumë më brengos sepse rroga mesatare sipas Bankës Botërore nuk është në suaza të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të vendit, ose produktivitetit që e bëjnë kompanitë ose ekonomia, që të jetë në mënyrë të natyrshme rritja e pagave. Duke pasur parametrat ekonomik se këtë vit mund të kemi rritje të vogël ekonomike prej 2.5%, dhe, nëse vazhdohet me rritjen e pagave në sektorin publik, atëherë mund të fillojmë sërish të agregojmë inflacionin dhe të fillojmë përsëri të kemi shok inflacioni.” – tha eksperti ekonomik, Abil Baush.
Megjithatë, ngritjen e vazhdueshme të çmimeve nuk e përballon rritja e ngadalshme e pagave, vlerëson Baush, dhe nuk flet për stabilitet ekonomik të brendshëm.
“Mos i merrni parametrat çdoherë se janë në nivel të mirë nëse kemi pagë minimale. Nëse e shihni indeksin e çmimeve dhe inflacionin, atëherë e shihni se edhe pagën mesatare këto inflacione e hanë.” – tha eksperti ekonomik, Abil Baush.
Ndërkohë Enti Shtetëror i Statistikave shënon rrënie të pagës mesatare mujore krahasuar me muajin paraprak në sektorin e transportit, minierës dhe bujqësisë. Eksperti Baush me vlerësim se në këtë veprimtari sulmon direkt çmimi, energjencat e shtrejta dhe shtrejtimi i lëndës së parë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
