Kryetari palestinez Abaz me paralajmërim, Izraeli pritet të sulmojë qytetin Rafah
Lufta në Gaza është një temë e pashmangshme....

Lufta në Gaza është një temë e pashmangshme në takimin e Forumit Ekonomik Botëror në Riad. Presidenti palestinez paralajmëroi se Izraeli do të sulmojë Rafahun në ditët në vijim.
SHBA-ja është e vetmja që mund ta ndalojnë atë në qëllimin e tij.
"Ne do të jemi dëshmitarë të katastrofës më të madhe në historinë e popullit palestinez.Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara që t'i kërkojnë Izraelit të ndalojë operacionin Rafah, sepse Amerika është i vetmi vend që mund ta ndalojë atë nga kryerja e këtij krimi" – tha Kryetari i Palestinës, Mahmud Abaz.
Pavarësisht takimit, Izraeli vazhdoi operacionet në Gaza. Luftimet me Hezbollahun po intensifikohen gjithashtu. Ministri i Jashtëm francez zhvilloi bisedime me autoritetet në Bejrut për të rivendosur stabilitetin në kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Droni amerikan u rrëzua nga Huthit jemenas.
“Forcat e armatosura arritën të rrëzojnë një dron amerikan në hapësirën ajrore të provincës Saada teksa po kryente misione armiqësore.” – tha zëdhënësi i Ushtrisë, “Huthi”, Jahja Sari.
Në pritje të një përgjigjeje nga Hamasi për një armëpushim, presidenti amerikan Xho Bajden tha se nuk do të pushonte derisa të liroheshin të gjithë.
"Unë ju jap fjalën time, ne nuk do të dorëzohemi derisa t'i kthejmë të gjithë në shtëpi.” – deklaroi Presidenti i SHBA-ve, Xho Bajden.
Menjëherë më pas, Hamasi publikoi një video të re të pengjeve duke i lutur Netanyahut t'i lirojë, njëri prej tyre shtetas amerikan.
Ndërkohë protestat në Tel Aviv vazhduan. (Flutura Latifi, TVM2)
