Situata në Ukrainë, Rusia bombardon energjetikën e Ukrainës

28.04.2024 21:24

Rusia pretendon se forcat e saja...

Rusia pretendon se forcat e saja kanë marrë në kontroll një fshat në rajonin lindor të Ukrainës. Rusia i ka vazhduar të dielën edhe sulmet e pareshtura kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Presidenti ukrainas Zelensky ka thënë se  zonat që i furnizojnë me gaz natyror vendet e Bashkimit Evropian janë në veçanti në shënjestrën e sulmeve ruse.

Ky zhvillim u njoftua nga guvernatori lokal ukrainas, Vitaliy Kim dhe vjen në një periudhë mungesash në municioneve që po vazhdojnë të pengojnë përparimin e trupave ukrainase në luftën më shumë se 2-vjeçare kundër Rusisë.

Gjithashtu Ministria ruse e Mbrojtjes ka theksuar  se 17 dronë ukrainas ishin rrëzuan gjatë natës në katër rajone në jugperëndim të vendit. Tre dronë ishin goditur pranë një depoje nafte në Lyudinovo, një qytet industrial rreth 230 kilometra në veri të kufirit me Ukrainë.

Ndërkohë zyrtarët rusë kanë kërcënuar Perëndimin se Moska do të përgjigjet “ashpër”, në rast se asetet e ngrira ruse konfiskohen, duke u zotuar për masa hakmarrëse dhe veprime ligjore “pafund”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se Rusia nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret që ia ka uzurpuar Ukrainës, në këmbim të kthimit të aseteve të ngrira ruse.

“Mëmëdheu ynë nuk është në shitje. Asetet ruse duhet të mbesin të paprekura, sepse, përndryshe do të ketë përgjigje të ashpër ndaj hajdutërisë së Perëndimit”,  ka thënë Zakharova.

Si përgjigje ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre i ndaluan transaksionet me Bankën Qendrore të Rusisë dhe me Ministrinë ruse të Financave, si dhe i bllokuan gati 300 miliardë dollarë asete ruse në Perëndim. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)