Maqedoni
Parashikimi i motit
29.04.2024 09:09
Për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës. Parashikohet mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore. Do të fryen erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 9°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28°C.
Për nesër moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi.
Më pas duke filluar nga dita e mërkurë dhe deri ditën e premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
