Botë
Blinkeni, vizitë në Lindjen e Mesme
29.04.2024 09:44
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, mbërriti në Arabinë Saudite, në ndalesën e parë të një udhëtimi....

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, mbërriti në Arabinë Saudite, në ndalesën e parë të një udhëtimi më të gjerë në Lindjen e Mesme për të diskutuar disa çështje, përfshirë qeverisjen e Gazës pasi të përfundojë lufta me Izraelin.
Diplomati i lartë amerikan do të shkojë në Izrael në fund të kësaj jave, ku ai pritet t’i bëjë presion kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, për të ndërmarrë hapat konkret që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden, kërkoi këtë muaj për të përmirësuar situatën e rëndë humanitare në Gazë. Në Riad, Blinkeni pritet të takohet me liderë të lartë sauditë dhe të zhvillojë një takim më të gjerë me homologët e pesë shteteve arabe: Katarit, Egjiptit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanit, ka thënë një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit. Blinkeni pritet gjithashtu të bashkojë vendet arabe me shtetet evropiane dhe të diskutojë se si Evropa mund të ndihmojë përpjekjet e rindërtimit të enklavës palestineze Gaza. Ndërkohë nga sulmet izraelite njoftohet për 22 të vdekur në Rripin e Gazës.
