Botë

14 viktima dhe 31 të plagosur në aksidentin rrugor në Meksikë

29.04.2024 10:01

14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor...

14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në një zonë rurale të Meksikës.
 
Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Meksikës, në rajonin e kryeqytetit, kur një autobus është përmbysur.
 
Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës vetëm përgjatë vitit 2022, në vend janë regjistruar 377,231 aksidente.