Bardhi shënon gol të bukur në Turqi
29.04.2024 10:30
Mesfushori Enis Bardhi ka shënuar gol të bukur në fitoren 4:2 të Trabozonsporit ndaj Gaziantepit...

Mesfushori Enis Bardhi ka shënuar gol të bukur në fitoren 4:2 të Trabozonsporit ndaj Gaziantepit. Bardhi shënoi në minutën e 65-të për 2:2, me goditje nga distanca.
Për kapitenin e Maqedonisë së Veriut është goli i gjashtë në 31 paraqitje këtë edicion. I ka edhe katër asistime. Ndeshja e së dielës i takoi xhiros së 34-të të Superligës turke.
