NBA – Play off, Minesota gjysmëfinalisti i parë në perëndim

29.04.2024 10:41

Minesota me fitoren 122:116 në Phoenix është skuadra e parë që ka siguruar gjsmëfinalen e konferencës së perëndimit...

Minesota  me fitoren 122:116 në Phoenix është skuadra e parë që ka siguruar gjsmëfinalen e konferencës së perëndimit, pasi me rezultatin 4:0 në fitore në pushim veror e dërgoi skuadrën vendase. Krahas asaj që Devin Buker  shënoi 49 pikë dhe Kevin Durent  shtoi edhe 33 pikë të tjera dhe mbetën pa trajnerin e Kris Finç të lënduar në përfundim të ndeshjes pas një përplasje me Majk Konli, vendasit nuk ia dolën ti iknin humbjes. Në anën tjetër Minesota në parket kishte të shkëlqyeshmin Entoni Edvards, 21-vjeçari, 31 nga 40 pikët e tija i shënoi në pjesën e dytë të ndeshjes edhe atë shtatë tresha nga 13 goditjet. Ndërsa në 2:14 minuta  para fundit të ndeshjes kur shënoi për  115:111, e vërtetoi fitoren e skuadrës së tij.
 
Minesota në ½ finale e pret skuadrën më të mirë nga  nga përballja Denver - Los Angeles Clippers. Basketbollistët e Los Angeles Clippers, në kudër të raundit të parë të “play-off” në përballjet me Dallas Maveriks, ia dolën të barazojnë rezultatin e fitoreve në 2:2. Këta në ndeshjen e katërt në transfertë iu gëzuan fitores me 116-111. George dhe Harden ndeshjen e përfunduan me nga 33 pikë të shënuara në fanellën e skuadrës mysafire, ndërsa për Dallasin, nuk mjaftuan as 40 pikët e Irving, si dhe "triple-double" e Donçiçit me 29 pikë e nga 10 asistime dhe kërcime. 
 
Me një efikasitet të mirë  nga distance me 22 goditje precise ndga 43 orvatjet skuadra e Indiana Pejsers me 126:113 e mundi Milvoki Baks, duke avansuar me 3:1 në konferencës e lindjes. Në ½ finale të “play-off” në konferencat përkatëse shkon skuadra e cila shënon katë fitore në shtatë ndeshje gjithsej. (Gazetar Safet Ademi)