LPFM, gara për titull dhe mbijetesë mbetet ende e hapur
29.04.2024 10:44
Java e 29-të e elitës së futbollit vendor na ka sjellur ndryshim në kreun e renditjes...

Java e 29-të e elitës së futbollit vendor na ka sjellur ndryshim në kreun e renditjes, por edhe në pjesën e poshtme të saj gara është bërë edhe më e nxehtë. LPFM-ja, në këtë sezonë nuk po gjen fituesin e saj megjithëse Shkupi, prej kësaj jave falë golaverazhit më të mirë, me 58 sa ka edhe Struga e dyta do të jetë kryesues i renditjes. Si Shkupi astu edhe Shkëndija, falë humbjes së kampionëve 2:3 në terren vendas u kthyen në garë për titullin e kampionit.
Shkupi në një dramë të vërtetë me 3:2 e mundi Tikveshin. Jo më pak interesant deri në mbyllje të kampionatit do të jetë edhe në pjesën e poshte të renditjes. Skuadra e Voska Sport, me fitoren ndaj Bregallnicës po thuajse ka siguruar mbetjen në elitë, ashtu sikurse Rabotniçki. Liqenasit që kanë 5 pikë më shum se Vardari, që ështënë zonën e balotazhit, në derbin e fundit të renditjes me 4:0 mundën Bregallnicën, e cila tani pikët e luajtjes balotazh, do ti kërkojë në përballjen direkte me Vardarin, ashtu sikurse edhe Makedonija Gj.P. Kështu skuadra që do luajë në balotazh për mbijetesë, deri në mbyllje të kampionatit ku kanë mbetur edhe katër javë do të kërkohet mes Vardarit, Makedonija Gj.P dhe Bregallnicës. (Gazetar Safet Ademi)
