Maqedoni
MPJ, shënohet 55-vjetori i themelimit
29.04.2024 11:03
Ministria e Punëve të Jashtme po shënon 55 vjetori i themelimit të saj....

Ministria e Punëve të Jashtme po shënon 55-vjetorin e themelimit të saj. Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, me këtë rast theksoi se tradita e diplomacisë së vendit ka filluar më 29 prill para 55 vitesh, me qëllim të përfaqësimit të vendit në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ndërsa klubi diplomatik, Ditën e diplomacisë së Maqedonisë e shënoi me mbjellje të pemëve para ndërtesës së MPJ-së dhe vizitë në Muzeun memorial të KAÇKM-së në Pelincë.
