Botë

Anketë e kompanisë “Gallup”, Kosova me mbështetjen më të lartë proamerikane

29.04.2024 11:16

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës....

Shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë kanë një mbështetje të lartë për lidershipin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Kështu ka rezultuar sondazhi i kompanisë së njohur ndërkombëtare “Gallup”, në bazë të së cilës Kosova është shteti që ka mbështetjen më të lartë në Evropë ndaj lidershipit të ShBA-së, ku 83% e të anketuarve janë pro, ndërsa 6% nuk e mbështesin dhe 10% të tjerë kanë refuzuar të përgjigjen. Në vend të dytë është Polonia, me 73% mbështetje. Shqipëria renditet në vend të tretë, me 63% pro lidershipit të ShBA-së dhe 16% kundër.
 
Në Maqedoninë e Veriut mbështetja për lidershipin amerikan është 37% pro. Në rajon, mbështetjen më të ulët e ka Serbia, me vetëm 10% dhe 61% kundër. Serbia është e parafundit në Evropë, duke lënë pas vetëm Rusinë me 6% pro dhe 88% kundër. Mbështetja globale për lidershipin e ShBA-së ka rezultuar në 41%.