Maqedoni
Në incidentin në Tetovë një i vrarë, dhjetë të plagosur
11.04.2015 14:55
A.A. (22) nga Poroi ka vdekur, ndërsa edhe 10 persona kanë marrë plagë të ndryshme pas të shtënave me armë...

A.A. (22) nga Poroi ka vdekur, ndërsa edhe 10 persona kanë marrë plagë të ndryshme pas të shtënave me armë, dje rreth orës 22:00 në objektin hotelierik "Barkod" në Tetovë, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Sipas informatave fillestare dhe jozyrtare tani për tani një person i panjohur nga armë zjarri ka filluar të gjuajë në drejtim të një grupi personash të cilët në atë moment kanë qenë në objekt. Me atë rast, sipas të dhënave të Josifovskit, A.A. ka marrë plagë vdekjeprurëse ng armë zjarri në stomak dhe në krahëror.
Ai menjëherë, pas ndihmës së ofruar në spitalin klinik të Tetovës është udhëzuar drejt Shkupit, por rrugës për në spitalin "Sistina" iu është nënshtruar plagëve dhe pas urdhërit të prokurorit publik, në trupin e tij do të kryhet obduksioni.
Edhe gjashtë persona të tjerë, të cilët kanë qenë në objekt, të moshës prej 20 deri 25 vjeç, kanë marrë plagë nga armë zjarri, më së shumti në pjesën e ekstremiteteve të poshtme. Për shkak të seriozitetit, katër prej tyre janë dërguar në klinikat e Shkupit, derisa dy të tjerët janë mbajtur për mjekim në spitalin klinik të tetovës. katër personat e tjerë kanë përfunduar me plagë trupore më të lhta dhe pasi që janë dërguar në spitalin e Tetovës, pas ndihmës së ofruar janë liruar në mjekim shtëpiak.
Prokurori publik dhe ekipi nga Sektori për punë të brendshme Tetovës kanë kryer ekspertizë në vendin e incidentit, ku janë gjetur dhe janë marrë për ekspertizë disa gjurmë, ndërsa pas një personi, për të cilin SPB Tetovë disponon me njohuri se ka marrë pjesë në këmbim-zjarr, është shpallur fletëarrest. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për ndriçimin e plotë të të gjitha rrethanave lidhur me rastin, motivet për këmbimin e zjarrit dhe gjithçka tjetër, deklaroi Josifovski./mia
