Maqedoni
Sulmohet një 23-vjeçar në QT "Mavrovasja"
11.04.2015 15:16
Njëzetë e trevjeçari J.Z. i punësuar në klubin për lojëra të fatit "Admiral" në bul. "Kërste Misirkov" në QT "Mavrovasja"...

Njëzetë e trevjeçari J.Z. i punësuar në klubin për lojëra të fatit "Admiral" në bul. "Kërste Misirkov" në QT "Mavrovasja", mbrëmë rreth orës 20 fizikisht është sulmuar nga disa persona.
J.Z. siç njoftojnë nga Minsitria e Punëve të Brendshme, gjatë sulmit ka marrë lëndime në pjesën e shpinës nga një gjësend i fortë, me siguri thikë. Është transferuar në spitalin e qytetit "Shën Naumi i Ohrit", ku janë konstatuar lëndime trupore.
Nga MPB kumtojnë se pardje në orën 14:30 në udhëkryqin midis fshatit Kopanicë dhe fshtit Paniçar është ndezur një automjet "shevrolet aveo" me targa të Shkupit, pronë e 28-vjeçares M.P. nga Shkupi. Zjarri është shuar. Automjeti, sipas MPB-së, me siguri është ndezur me lëndë djegëse të lëngshme./mia
