Maqedoni

Parashikimi i motit

30.04.2024 09:06

Edhe këtë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura...

Edhe këtë të martë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura disa gradë më të larta për periudhën që ndodhemi. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor.
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 27°C.
 
Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindor.
 
Më pas duke filluar nga dita e Mërkurë dhe deri ditën e Premte pritet një paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe kryesisht intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje do të jenë me intensitet deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.