Botë

Gazë, shqyrtohet mundësia për armëpushim

30.04.2024 11:14

Hamasi po shqyrton ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës....

Hamasi po shqyrton ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës.

“Ne duam të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur!", ka thënë Hamasi, duke paralajmëruar një përgjigje me shkrim. 
 
Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken, i përshkroi kushtet e armëpushimit si "jashtëzakonisht bujare", ndërsa Shtëpia e Bardhë u kërkoi kolegëve ndërmjetësues - Egjiptit dhe Katarit - të rrisin presionin ndaj Hamasit për të pranuar përpjekjen e fundit për t'i dhënë fund luftës gati 7-mujore.
 
Presidenti amerikan, Xho Bajden, u bëri thirrje udhëheqësve egjiptianë dhe të Katarit "të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi", duke e quajtur atë "pengesën e vetme" për sigurimin e ndihmës për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës.