Botë

Ukrainë, pesë të vrarë në Odesa

30.04.2024 11:40

Pesë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse...

Pesë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në qytetin port të Odesës në Detin e Zi.
 
Sulmi erdhi vetëm disa orë pasi presidenti Volodimir Zelenski bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve të nevojshme për trupat ukrainase. Sulmi, vrau tri gra dhe një burrë, ndërsa një burrë tjetër vdiq nga një goditje që pësoi si pasojë e sulmit. Nga 32 personat e lënduar, 25 po trajtohen në spital. Mes tyre janë dy fëmijë, njëri 16 dhe tjetri 5 vjeç, si dhe një grua shtatzënë.