Maqedoni

Një plumb qorr plagos një banorë të Butelit

11.04.2015 15:53

Një person është plagosur mbrëmë nga një plumb qorr, në Butel të Shkupit...

Siç bën të ditur policia mbrëmë rreth orës 19:30 personi me iniciale U.M. I lindur ne vitin 1978, derisa ka qëndruar në oborrin e tij në Butel, sëbashku me një person tjetër, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri me ç'rast ka ndjerë dhimbje në pjesën e nyjës së dorës së djathtë. Personi është transferuar në Spitalin e Qytetit, ku i është ofruar ndihmë mjekësore.
 
Poashtu në një incident tjeter njëzetë e trevjeçari J.Z. i punësuar në klubin për lojëra të fatit "Admiral" në bulevardin "Kërste Misirkov" në QT "Mavrovasja", mbrëmë rreth orës 20 fizikisht është sulmuar nga disa persona.
 
Siç njoftojnë nga Minsitria e Punëve të Brendshme, gjatë sulmit ka marrë lëndime me thikë në pjesën e shpinës. Poashtu dje në rr.
 
"Justiniani i Parë" në lagjen Draçevë rreth orës 16:00 në shtëpinë pronë e personit L.B. nga ana e një autori të panjohur është shtënë një plumb nga armë zjarri i cili ka depërtuar mbi dritaren e njërës prej dhomave dhe ka përfunduar në mur, por nuk ka persona të lënduar.