Maqedoni

Zgjedhjet 2024, GROM-i shpalos programin dedikuar për studentët

30.04.2024 14:07

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare...

Koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë” vazhdon fushatën për zgjedhjet parlamentare, me ç’rast kandidati për deputet në njësinë e dytë zgjedhore, Lupço Ristovski nga Gjorçe Petrovi, paralajmëroi se deputetët e këtij koalicioni do të parashtrojnë rezolutë për definimin e linjave të kuqe.
 
“Paralajmërojmë se menjëherë në Kuvendin maqedonas do të parashtrojmë rezolutë me të cilën do të definohen linjat e kuqe të interesit nacional maqedonas në atdheun Maqedoni. Në ato linja të kuqe do të kërkojmë përkrahje nga partitë në pushtet dhe të gjitha partitë tjera në Kuvendin maqedonas, përfshirë dhe partitë e bashkësisë etnike shqiptare.”, - deklaroi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 2, Lupço Ristovski. 
 
Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga koalicioni “Guximshëm për Maqedoninë”, Samka Ibraimovski, është kundër ndryshimeve kushtetuese. 
 
“Nëse hapet Kushtetuta do të bëjmë gabim edhe më të madh. Do të hapen dëshira edhe nga bashkësi tjera, dhe do ta shkatërrojmë këtë shtet të artë, kemi vend të artë, por në vend që të bëhemi Zvicër, ne do të hapim Kushtetutën dhe do të vendosim ato siç dëshiron të luajë kush si dëshiron. Jo bre njerëz!”, - theksoi bartësi i listës në njësinë e 5-të zgjedhore, Samka Ibraimovski.
 
Ndërsa bartësja e listës në njësinë zgjedhore numër 1, duke u përqendruar te sporti, tha se klubet sportive shkollore janë të detyrueshme në vend, por askush nuk i financon. Ajo theksoi se studentët e Fakultetit “Shën Krili dhe Metodi” janë pa sallë sportive, ndërsa  e vetmja sallë sportive në dispozicion të studentëve që u ndërtua në kampusin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ju vu çelësi dhe asnjëherë nuk u lëshua në përdorim. 
 
“Ajo sallë sportive është dashur të jetë e financuar nga Ministria e Arsimit, jo nën Agjencisë për të Rinj dhe Sport. Cili do që të kishte qenë në krye të atyre ministrive, si është e mundur të lejojë që ajo sallë sportive, e cila do të ishte në dispozicion falas për studentët e “Shën Kirilit dhe Metodit”, të mbetet e pambaruar dhe të mos lëshohet në përdorim.”, - u shpreh bartësja e listës në njësinë zgjedhore 1 – “Guximshëm për Maqedoninë”, Dobrila Andonovska.
 
Sipas Andonovskës, studentët përballen me probleme të shumta, Përveç kushteve në të cilat jetojnë, ajo thotë se  duhet të kenë edhe një dietë të shëndetshme dhe prandaj nevojitet që pagesa për ushqimin e studentëve të jetë së paku 300 denarë në ditë. 
 
SANIJE DURAKU