Maqedoni
Zgjedhjet presidenciale 2024, Pendarovski kërkoi mbështetje nga tetovarët
30.04.2024 14:21
Kandidati për president i koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane”, i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski...

Kandidati për president i koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane”, i mbështetur nga LSDM-ja, Stevo Pendarovski, vazhdoi fushatën zgjedhore në komunën e Zhelinës dhe të Tetovës për të fituar mandatin e dytë presidencial. Pendarovski ua prezantoi hollësisht programin e tij zgjedhor dhe u tha se më 8 maj do të fitojë besimin më të madh të qytetarëve. Pendarovski po ashtu u shpreh i bindur se një pjesë e madhe e votave të dhëna më 24 prill për pesë kandidatët, të cilët nuk vazhduan garën presidenciale, më 8 maj do të transferohen me vullnetin e lirë të tyre për Pendarovskin.
“Rezultati im zgjedhor është në kuadër të pritjeve, sepse ata të cilët u larguan nga gara në rrethin e dytë numri i përgjithshëm i votave të tyre është rreth 330 mijë vota, ndërsa unë u garantoj se 80 apo 90% prej tyre janë shumë më afër konceptit tim të cilin ju e mbështesin.”, - deklaroi kandidati për president - LSDM, Stevo Pendarovski.
LSDM: Garantojmë ardhmërinë evropiane
Në ndërkohë karvani i koalicionit të LSDM-së vazhdoi fushatën zgjedhore parlamentare në qytetin e Negotinës, ku njëherit e prezantuan bartësin dhe kandidatët për deputetë në njësinë e katërt zgjedhore. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, tha se me votën e dhënë për Stevo Pendarovskin dhe koalicionit të LSDM-së garantohet e ardhmja e sigurt evropiane, anëtarësim i plotë i vendit në BE dhe kushte dhe jetë më të mirë për të gjitha gjeneratat. Kovaçevski bëri thirrje për mobilizim masovik për zgjedhjet e 8 maj, duke i lutur edhe ata qytetarë të cilët nuk votuan më 24 prill, të dalin dhe të votojnë për ta.
“Të mos lejojmë në asnjë mënyrë të kthehet në pushtet qeverisja e kaluar e Gruevskit dhe VMRO-së, ku vendi ishte vend i izoluar, i përçarë dhe me ndarësi të mëdha, qoftë etnike apo fqinjësore.”, u tha Kovaçevski, qytetarëve të Negotinës.
“Ne duhet të ecim përpara dhe të mos lejojmë që të kthehemi prapa, në trazira, përçarje të brendshme dhe konflikte. Rruga përpara është e qartë - e ardhmja jonë është në Bashkimin Evropian, krah për krah me demokracitë perëndimore. Këto zgjedhje ju ftoj të votoni për një të ardhme evropiane dhe të sigurt të Maqedonisë.”, - u shpreh kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.
Bartësi i listës në njësinë e katërt zgjedhore të LSDM-së, Venko Filipçe, pranoi se LSDM-ja gjendet para sfidës më të madhe që nga themelimi i saj. Pranoi se rezultati i zgjedhjeve të 24 prillit është nën të gjitha pritjeve të mundshme, por pavarësisht kësaj, ai është i bindur se me mobilizim masovik të qytetarëve do të mund të fitojë koncpeti i LSDM-së. Nëherit Filipçe u sqaroi qytetarëve se vota e dhënë për partinë “E di” e Maksim Dimitrievskit, sipas tij është votë e dhënë për VMRO-DPMNE-në, andaj u kërkoi qytetarëve që ditën e zgjedhjeve të mos e kenë këtë huti.
“Gjatë dy ditëve të fundit ranë maskat dhe bëhet e qartë se vota e dhënë për partinë “E di” është votë e dhënë për VMRO-në. Ajo votë është për përçarje të socialdemokrateve progresiv dhe votë për dobësimin e LSDM-së që shkon në favor të VMRO-së.”, - theksoi bartësi i listës në njësinë zgjedhore 4 – LSDM, Venko Filipçe.
Kovaçevski së bashku me bashkëpartiakët e tij u zotuan se po që se fiton besimin e qytetarëve në këto zgjedhje dhe arrijnë të bëjë përbërjen e re qeveritare, do të përkushtohet shumë për t’i përzgjedhur kuadrot më cilësore dhe se do të bëjë ndryshimin e nevojshëm për të mos i zhgënjyer votuesit.
Koalicioni “Për Ardhmëri Evropiane “ i udhëhequr nga LSDM vazhdon me fushatën parlamentare me moton “Nuk heqim dorë nga e ardhmja”. Kandidati i koalicionit të udhëhequr nga LSDM Stevo Pendarovski, i cili garon në rrethin e dytë për të fituar mandatin e dytë presidencial, vazhdon takimet dhe tubimet në komunën e Haraçinës dhe qytetin e Kumanovës ku parashkohet Pendarovski më hollësisht tua prezantojë qytetarëve programin dhe ofertën e tij presienciale për pesë vitet e ardhshme. Motoja e Pendarovskit në zgjedhjet e 7 - ta presidenciale është “Presidenit ynë“ ndërsa një ndër shtyllat kryesore të platformës së Pendarovskit, është hapërimi i vendit në rrugën euro integruese, mardhëniet e mira fqinjësore dhe ndëretnike dhe premtimi se do te jetë president i të gjithëve. Përveç kësaj po që se fiton besimin e qytetarëve ai është zotuar se do të punojë shumë për të arritur konsensuz politik mes liderëve politik për ndryshimet e nevojshme kushtetuese me çka do të hapej rruga që të gjithë së bashku do të ndjekin kursin euro-integrues.
REXHEP QAMILI
