Maqedoni
Zgjedhjet 2024, “Fronti Evropian” tubim në Xhepçisht
30.04.2024 15:03
“Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka takuar banorët e Zhelinës, Jegunovcit dhe Xhepçishtit...

“Fronti Evropian” i udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka takuar banorët e Zhelinës, Jegunovcit dhe Xhepçishtit. Në kuadër të kauzës sonë evropiane dhe peshën e madhe që ka vota për “Frontin Evropian” më 8 Maj, legjitimiteti që populli do t’u jep zotimeve euro-amerikane të frontit është garanci e përforcimit të themeleve të barazisë dhe vazhdimit të hapit drejt horizontit të Evropës, si shtegu i vetëm perspektivës më të madhe zhvillimore.”, ka thënë Ahmeti.
Nga Xhepçishtja e Tetovës, Ahmeti kërkoi mbështetje dhe tha se pavarësisht provokimeve që po u bëhen, “Fronti Evropian” nuk do të dalë me humbje, pasi që ata duam paqe, stabilitet, siguri dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. Të gjitha të arriturat e deritanishme, Ahmeti tha se i kanë arritur me mund, me djers dhe me gjak, andaj nuk do të bëhen arenë e përplasjeve politike, të fushatave politike. Ahmeti tha se edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, është i vetëdishem se i duhet paqe dhe stabilitet në shtet.
“I vetëdijshëm është edhe Hristijan Mickoski, që nëse nuk e respekton shumicën e popullit në veçanti të shqiptarëve atij i bëhet keq, s’mund të qeverisë, edhe atij i duhet paqe.”, - theksoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ahmeti tha se ka kërkuar Ligj për veting dhe hapjen e hetimit për të gjithë funksionarët e BDI-së nga viti 2002 deri në këto momente. Theksoi se askënd nuk e merr përsipër që ta mbrojë dhe ta amnistojë, por, megjithatë sipas tij, sikur të kishte pasur fakte, nuk do të ishin kursyer edhe përskaj mijëra përgjimeve të publikuara më herët. Ahmeti para banorëve të Xhepçishtës tha se BDI-ja në këto 22 vite qeverisje përmes shumë projekteve, ka dëshmuar dhe provuar se di të punojë dhe të drejtojë shtetin. Kandidati për deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore, Talat Xhaferi, kërkoi mbështetje për zgjedhjet e 8 majit.
“I dyti i radhitur në listë, shoqërues nga kandidatët pasues, kërkoj lirshëm me krenari, me përkushtim, me përgjegjësi dhe në përulje votën tuaj dhe bëj thirrjen që më 8 maj të rrethoni numrin 4, “Frontin Evropian”.”, - u shpreh kandidati për deputet në njësinë e 6-të zgjedhore, Talat Xhaferi.
Këto zgjedhje janë referendum për të ardhmen evropiane të vendit dhe ky është moment që duhet ta shfrytëzojmë. Integrimi i vendit në BE do të sjellë dobi ekonomike dhe rritje të mbështetjes financiare për reforma, theksoi kandidati për deputet në njësinë e parë zgjedhore, Naim Bajrami.
“Shtyrja e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian apo pasivizimin e Agjendës Evropiane e vendos në pikëpyetje procesin e reformave në vend dhe si rezultat rrezikon stagnim, pasiguri, izolim dhe mungesën e një perspektive të qartë zhvillimore.”, - theksoi kandidati për deputet në njësinë e parë zgjedhore, Naim Bajrami.
Bajrami tha se “Fronti Evropian” mbetet në qëndrimin për mbajtjen e tubimit përfundimtar më 6 maj në sheshin “Iliria” në Tetovë, ku në të njëjtën ditë ka caktuar tubim edhe opozita shqiptare VLEN.
Fronti Evropian, aktivitete në zonën një dhe dy
Fronti Evropian edhe sonte vazhdon aktivitetet parazgejdhre në kryeqytet përkatësisht në njësinë e aprë dhe të dytë zgjedhore. Siç kanë paralajmëruar nga ky kualicion sonte do të mbajnë tubim fillimisht në Studencian, për të vazhduar më pas në komunën e Butelit dhe Shuto Orizares, për të ndaluar edhe në komunën e Çairit dhe aktivitetet e sontme parazgjedhore në komunën e Sarajit, ku do të prezantohen kandidatët për deputet përfshi bartësit e listave Blerim Bexheti dhe Sadulla Duraku.
Ndërsa Kryetari i PDSH-së Mendu Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, ka kërkaur mbështetje për kanddiatët e Frontit evropian për deputet në njësinë e gajshtë zgjedhore.
"VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marin në qeveri. Sinqerisht ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf ti dalë përballë. I kam thënë, Ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashk me Frontin, po dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme", ka thënë Thaçi.
FLORIJE KAMBERI
