Botë

Mbi 600 emigrantë në gjendje të pasigurtë afër bregut të Libisë

11.04.2015 16:03

Rreth 600 emigrantë janë në gjendje të rëndë afër brigjeve libiane dhe presin ndihmë nga autoriteteve italiane, lajmëruan mediumet nga Malta...

Gazetarë të gazetës Tajms of Malta, përmes telefonit satelitor kanë pasur kontakte me njërin nga udhëtarët, i cili u ka thënë se shumica e njerëzve në anije janë nga Somalia dhe Eritrea.
 
"Nuk kemi ujë dhe nuk kemi ushqim. Motori në disa momnte po ndalet. Ju lutem, na ndihmoni. Ne jmi në gjendje shumë të rëndë", ka thënë emigranti.
 
Supozohet se anija me emigrantë është nisur dje nga qyteti Sabrata rreth 65 kilometra në perëndim të Tripolit.
 
Zëdhënësja e rojes bregdetare italiane tha se një pjesë e shërbimit ka ndërmarrë disa opracione shpëtimtare rreth 55 kilometrave larg brigjeve libiane./mia